Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka dalur kundër thirrjes së Abdixhikut për qeveri të unitetit.
“Të përbashkët po thotë edhe me VV? Unë mendoj që Albin Kurti dhe Abdixhiku janë dy anët e të njëjtës medalje, ky po na fton neve, unë nuk po guxoj me shku veç vet me nda fajin e Asociacionit, e po thotë hajde bahemi bashkë tanë, e marrim fajin krejt kapak. Unë nuk du me marrë faj. Nuk ka nevojë Abdixhiku me më thirr në qeveri të përbashkët me Albin Kurtin, unë me dashtë e bëj vet”, tha ai./GAZETA PAPIRUS/