Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Artan Behrami ka dërguar sot përmes Postës së Kosovës, flamurin dhe stemën e Kosovës në Gjykatën Speciale.
Behrami ka thënë që nga themelimi i kësaj gjykatës, që është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, nuk i ka vendosur asnjëherë simbolet shtetërore në objektin dhe nëpër gjykatë.
Ai tutje ka thënë se Gjykata Speciale kur është për të dënuar, gjithmonë thirret në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Postimi i plotë:
Të dashtun, përmes Postës së Kosovës, sot ia kam dërguar flamurin dhe stemën e Republikës së Kosovës Gjykatës Speciale. Që nga themelimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, kjo gjykatë asnjëherë nuk i ka vendosur simbolet shtetërore në objektin dhe nëpër gjykatore.
Gjykata Speciale kur është për me i denu shqiptarët, gjithmonë thirret në Kushtetutën e Kosovës, në ligjet e Kosovës. Ajo dënon heronjtë në emër të popullit të Kosovës.
Është e pafalshme që kjo Gjykatë dënon në emër të popullit të Kosovës dhe nuk vendos simbolet e shtetit tonë. Nuk i raporton Kosovës, por UNMIK-ut dhe EULEX-it!
Koha që kjo të ndryshojë!