Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka pritur në takim Minstren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ku me këtë rast është bërë edhe përurimi i punimeve për renovimin dhe funksionalizimin e objektit shkollor në kopsht, e cila tani ka marrë formën e një çerdheje moderne.
Ky projekt shumë i nevojshëm është i iniciuar nga Komuna e Junikut dhe kryetari i komunës Ruzhdi Shehu, projekt i cili pritet të finalizohet shumë shpejt, duke u kompletuar edhe me elemente të tjera përcjellëse sipas projektit.
Kryetari Shehu falenderoi ministren Nagavci për përkrahjen, ku po ashtu theksoi se përkushtimi i madh i qeverisë lokale është ngritja e shërbimeve në arsim duke krijuar kushte për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Me kapacitet për të pritur 40 fëmijë, ky investim i MASHTI-t në vlerë 93,019.00 euro dhe vlerë të inventarit 61,334.02 euro do të krijojë kushte cilësore për zhvillimin e hershëm të fëmijëve të komunës së Junikut.
Përveç investimeve nga ana e MASHTI, për realizimin e këtij projekti ka kontibuar edhe komuna e Junikut me rreth 9 mijë euro.