Bekim Jashari, ish-kryetar i Skenderajt ka vizituar sot komandantin e ri të FSK-së, Bashkim Jashari.
Bekim Jashari, që e ka familjar Bashkim Jasharin, ka thënë se ky i fundit do të jap maksimumin për ushtrinë e Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Duke e njohur nga afër, si djali i mixhës Rifat, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, babushit Hamëzes, nipi i mësuesit të parë të Drenicës, babës Shaban, nga i cili trashëgoi virtytet më të larta njerëzore, sinqeritetin, humanizmin, guximin edhe vendosmerinë, jam më së i bindur që Bashkimi do të jap maksimumin e tij për ushtrinë tonë dhe kështu me të, ushtarët tonë të mrekullueshëm, Ministrinë e Mbrojtjës dhe aleatët strategjik, ushtria jonë do t’i bashkohet familjes së madhe të ushtrive të shteteve demokratike, NATO-s”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Në Kazermën “Adem Jashari”, në vizitë tek Komandanti i Ushtrisë së Republikës së Kosovës, Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, i cili ka marrë një përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe, një mision jetësor, atë të fuqizimit të ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë.
Gjenerallejtënant Bashkim Jasharit, vëllaut tim, bashkë me nipin, bashkëluftëtarin e tij, Bahri Nuredini, i uruam punë të mbarë e shumë suksese në udhëheqjen e ushtrisë sonë, të ndërtuar falë luftës, sakrificës së ushtarëve të UÇK-së dhe mbështetjes së shteteve tona mike, me theks të veçanta Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke e njohur nga afër, si djali i mixhës Rifat, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, babushit Hamëzes, nipi i mësuesit të parë të Drenicës, babës Shaban, nga i cili trashëgoi virtytet më të larta njerëzore, sinqeritetin, humanizmin, guximin edhe vendosmerinë, jam më së i bindur që Bashkimi do të jap maksimumin e tij për ushtrinë tonë dhe kështu me të, ushtarët tonë të mrekullueshëm, Ministrinë e Mbrojtjës dhe aleatët strategjik, ushtria jonë do t’i bashkohet familjes së madhe të ushtrive të shteteve demokratike, NATO-s.
Urime Bashkim, vazhdo hapave të Komandantit dhe familjes, rrugën e ke të trasuar!
Bekim Hamëz Jashari19 minutes ago
Në Kazermën “Adem Jashari”, në vizitë tek Komandanti i Ushtrisë së Republikës së Kosovës, Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, i cili ka marrë një përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe, një mision jetësor, atë të fuqizimit të ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë.
Gjenerallejtënant Bashkim Jasharit, vëllaut tim, bashkë me nipin, bashkëluftëtarin e tij, Bahri Nuredini, i uruam punë të mbarë e shumë suksese në udhëheqjen e ushtrisë sonë, të nd…See more