GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Begaj i quan vëllezër kosovarët: Shqipëria duhet të mbështesë fuqizimin e Kosovës në çdo drejtim

28/11/2022
në Ballina, Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:2 mins read
Begaj i quan vëllezër kosovarët: Shqipëria duhet të mbështesë fuqizimin e Kosovës në çdo drejtim
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe do të jetë zëri i saj sa herë të jetë e nevojshme.

Në ceremoninë e festimit të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, Begaj tha se kombin shqiptar i bashkon aspiratat euro-atlantike.

“

Kemi sakrifikuar si asnjë komb tjetër në rajon, por sot Kosova është një shtet i lirë dhe i pavarur, që synon integrimin në BE dhe NATO. Shqipëria mundet dhe duhet të mbështesë fuqizimin e shtetit të Kosovës në çdo drejtim, të jetë zëri i saj sa herë të jetë e nevojshme; bashkudhëtare dhe mbështetëse e palëkundur e rrugëtimit të saj euro-atlantik”, theksoi Begaj.

Ai theksoi se Shqipëria ka detyrim fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon.

”

Përgjegjësitë e Shqipërisë janë edhe më të mëdha se kaq. Ne kemi detyrim për fuqizim të faktorit shqiptar në rajon. Kemi detyrim ndaj vëllezërve shqiptarë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, Luginën e Preshevës dhe diasporë në përmbushje të detyrimeve kushtuese dhe kombëtare. Me ata nuk na bashkon vetëm gjuha dhe historia e përbashkët, por edhe aspirata kombëtare e Integrimit evropian dhe vlerat që ne ndajmë e dëshmojmë për paqen, bashkëjetesën, mirëkuptimin dhe begatinë”, tha ai.

Para krerëve institucionalë të Kosovës, presidenti shqiptar tha se pavarësia e Shqipërisë mbetet veprën e madhe e kombit shqiptar.

“Pavarësia e Shqipërisë ishte dhe mbetet vepër e madhe e kombit shqiptar, e brezave dhe patriotëve të panumërt, që me përgjegjësi historike, në ditët e rrezikut të madh, jetësuan vullnetin shekullor të popullit, me shumë guxim dhe largpamësi”, shtoi ai.

Në ceremoninë e festimit të 110-vjetorit të pavarësisë në Vlorë, ishin edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti. Pas përfundimit të ceremonisë, liderët shqiptarë vizituan muzeun në Vlorë dhe pinë kafe së bashku./KP

Tags: Bajram Begajkosova
ShareTweetShare
Previous Post

Konjufca e Nikolla bëjnë homazhe pranë bustit të komandantit legjendar në Tiranë

Next Post

Historia e Marigonave të Kosovës që qëndisën flamuj kuqezi edhe në kohërat kur u rrezikohej jeta

Lajmet e fundit

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

23/05/2025
Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

23/05/2025
CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.