Ish-presidenti amerikan Bill Clinton tha se u ka ofruar liderëve të Rusisë, Boris Jelcin dhe Vladimir Putin mundësinë e anëtarësimit të Rusisë në NATO.
Gjatë gjithë kësaj kohe, ne e mbajtëm hapur derën e NATO-s për hyrjen e Rusisë, të cilën ia thashë qartë Jelcinit dhe më pas pasuesit të tij, Vladimir Putin”, tha Clinton.
Bëra gjithçka që munda për të ndihmuar Rusinë të bënte zgjedhjen e duhur dhe të bëhej një demokraci e madhe në shekullin e 21-të”, shtoi ai, duke kujtuar se në vitin 1994, Rusia u bë vendi i parë që iu bashkua Partneritetit për Paqe, një program i bashkëpunimit praktik dypalësh, duke përfshirë edhe stërvitje e përbashkëta.ndërmjet vendeve evropiane të NATO-s dhe atyre joanëtare të Aleancës.
Ish-kreu i Shteteve të Bashkuara gjithashtu i quajti të pabaza pretendimet se Shtetet e Bashkuara u përpoqën të izolonin Rusinë dhe të mos e respektonin atë, por pranoi se NATO po zgjerohej në lindje pavarësisht kundërshtimeve të Moskës.