Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka thënë se do të punojë fortë lidhur me përmisimin e kushteve për mjekët dhe specializantët shëndetësor në Kosovë.
Hamza theksoi se nevojitet një ligj i veçantë që do të rregullojë procesin e specializimeve, duke eliminuar mundësinë e ndryshimeve arbitrare në kritere dhe duke e hequr këtë përgjegjësi nga diskrecioni i ministrave.
Tutje Hamza premtoi paga dinjitoze dhe kontrata pune për të gjithë specializantët e profileve të ndryshme shëndetësore, duke e cilësuar këtë masë si një hap thelbësor për përmirësimin e sistemit shëndetësor.
“Sa herë që qytetarëve u duhet kujdesi i përditshëm, mjekët tanë janë gjithmonë aty. Edhe ne duhet të angazhohemi më shumë për ta,” deklaroi Hamza.