Lipjani u bë qendër e një mbështetjeje të jashtëzakonshme për kandidatin për kryeminitër të PDK-së, Bedri Hamza, i cili mbajti një tubim madhështor me qytetarët e këtij qyteti.
Hamza theksoi rëndësinë e investimeve strategjike për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Lipjanit. Ai realizimin e e autostradës Banullë-Duhël.
“Atmosferë e jashtëzakonshme në Lipjan! Autostrada Banullë-Duhël, do të realizohet! Nga Blinaja e bukur, Shpella e Gadimes e deri në Janjevën historike, turizmi do të kthehet në forcë zhvillimi për Lipjanin! Çdo votë për numrin 131 është një votë për Kosovën!” – tha ai.