GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Bedri Hamza ndez “lojën”, s’e përjashton rikthimin e Fatmir Limajt në PDK

14/02/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, muajve të fundit ka qenë subjekt i shpeshtë i spekulimeve për një rikthim të tij në Partinë Demokratike të Kosovës, aty ku shërbeu për shumë vite.

Se Limaj mund të rikthehet “në origjinë” tërthorazi e tha edhe kryetari i Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza.

Në emisionin “Pressing” në T7, Hamza u pyet nëse PDK-ja është e hapur për një rikthim t ëish-ministrit të Infrastrukturës.

Hamza tha se ka bashkëpunuar me Limajn, duke shtuar se PDK-ja është e gatshme të bashkëpunoj.

“Kam bashkëpunuar me të gjithë, po unë çka ka deklaru, ka deklaru që është për një front të përbashkët. Unë mendoj që brenda secilit subjekt politik, posaqërisht brenda PDK-së, kam dëshirë dhe punoj në atë, që të ketë kombinim të gjeneratave, gjinive, profesioneve, njerëz prej të gjitha shtresave, secili e ka vlerën dhe votën e vetë”, – mendon Hamza.

Ish-ministri Financave beson se Fatmir Limaj ka çka të ofroj në PDK.

“Prandaj nuk shoh asnjë shqetësim që një njeri që i ka taku edhe një subjekti politik tjetër, dhe nesër bohet pjesë e strukturave të PDK-së, ka ndrru vizionet ka ndrru qëndrimet edhe është në të drejtën e tij. Mendoj që mundet me dhanë, mendoj që ka çka me dhanë”, – tha Hamza.

Edhe figura tjera në PDK duan rikthimin e Limajt

Përveç kësaj, kohëve të fundit Limaj është parë shpesh edhe me nënkryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, madje duke publikuar disa herë edhe fotografi së bashku.

Madje, Lushtaku kishte thënë se Fatmir Limaj duhet të kthehet në ish-partinë e tij.

“Limaj i duhet dhe PDK-së, po ashtu i duhet edhe shtetit të Kosovës”,- kishte deklarur prerazi Lushtaku.

Përveç këtyre, edhe ish-nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja, ka deklaruar se nuk e beson që mund t’i kufizohet dikujt të kthehet në Partinë Demokratike të Kosovës, qoftë edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ish-ministri i Arsimit deklaronte se në PDK gjithsesi duhet të vinë edhe figura të tjera.

“Gjithsesi të hapet për të rinjtë dhe që kanë dispononim, të kthehen e të vijnë. Unë kam një parim, që pavarësisht se njerëzit çfarëdo partie janë, unë kur i kam shokë e miq, partitë i futi nën tavolinë kur bisedoj dhe pij kafe me ta”, thoshte ai.

Edhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Agim Çeku, kishte deklaruar qartazi se një rikthim i Limajt do t’i bënte mirë atij dhe PDK-së, pasi siç thoshte ai, kjo parti është lënduar me shkuarjen ne Hagë të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Buja theksoi se është takuar me ish-ministrin Fatmir Limajn dhjetëra herë dhe me të tjerët që sot nuk i ka parti por i ka pasur bashkëluftëtarë.

“Partitë mund të mbesin vetëm nëse zgjerohen, i bashkëngjiten qoftë nëse e ka emrin Fatmir apo kush e di qysh… Është shumë i rëndësishëm, kishte me qenë mirë edhe për të por edhe për PDK-në”, – thoshte Çeku.

Tags: Bedri HamzaFatmir limaj
ShareTweetShare
Previous Post

Aksident në Arllat, ngasësi i veturës ikë nga vendi i ngjarjes

Next Post

Nesër mbahet konferenca ndaj Thaçit e të tjerëve, këto janë pyetjet për të cilat trupi gjykues pret përgjigje nga ZPS

Next Post

Nesër mbahet konferenca ndaj Thaçit e të tjerëve, këto janë pyetjet për të cilat trupi gjykues pret përgjigje nga ZPS

Lajmet e fundit

Ymeri: Nga janari e deri në maj shteti ka paguar mbi 1 milion euro në ditë për import të energjisë elektrike

Ymeri: Nga janari e deri në maj shteti ka paguar mbi 1 milion euro në ditë për import të energjisë elektrike

28/05/2025
Gaza: Vdesin 4 persona në një përpjekje për të gjetur ushqim, shembet muri i depos

Gaza: Vdesin 4 persona në një përpjekje për të gjetur ushqim, shembet muri i depos

28/05/2025
Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm edhe për aktakuzën e dytë

Alarmojnë avokatët: Haga keqpërdori KFOR-in te “Thaçi e të tjerët”

28/05/2025
Baton Haxhiu: Lajmi i parë është se askush nuk do të mundet ta bëjë i vetem qeverinë

Haxhiu: CILI ZOT? – Fjalor brutal ndaj tjerëve e kur mbrohen e krijojnë zotin

28/05/2025
Vazhdimi i seancës, deputetët e PDK’së dhe LDK’së fillojnë të hyjnë në sallë

Shala: PDK dhe LDK do të dalin përsëri më mirë se VV në zgjedhjet lokale

28/05/2025
Gëzimi i Gacaferrit ndaj shëndetit të rënduar të Thaçit, Mehmetaj: Krejt VV janë kështu, veç ky budall me shpreh publikisht

Dëshmitari kundër UÇK-së në Speciale tha se i kanë bërë “magji të zezë”, Mehmetaj: Veç ndalnu pak dhe mendoni

28/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ymeri: Nga janari e deri në maj shteti ka paguar mbi 1 milion euro në ditë për import të energjisë elektrike

Ymeri: Nga janari e deri në maj shteti ka paguar mbi 1 milion euro në ditë për import të energjisë elektrike

28/05/2025
Gaza: Vdesin 4 persona në një përpjekje për të gjetur ushqim, shembet muri i depos

Gaza: Vdesin 4 persona në një përpjekje për të gjetur ushqim, shembet muri i depos

28/05/2025
Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm edhe për aktakuzën e dytë

Alarmojnë avokatët: Haga keqpërdori KFOR-in te “Thaçi e të tjerët”

28/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.