Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shpërndarë një mesazh fuqizues për gratë e Kosovës në rrjetin e tij social, shkruan Gazeta Papirus.
Ai ka shprehur angazhimin e tij të palëkundur për mbështetje dhe fuqizim të grave, duke theksuar se çdo hap përpara i gruas është një hap përpara edhe për Kosovën.
“Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre. Ditë më parë në Mitrovicë, sot në Ferizaj e nesër kudo që të jem, përkushtimi im është i palëkundur për t’i mbështetur, fuqizuar dhe mbrojtur vajzat dhe gratë gjithandej Kosovës,” ka shkruar Hamza.
Ai ka përfunduar postimin me thirrjen “Kur ato arrijnë në jetë, arrin edhe Kosova. Kur ato fuqizohen, fuqizohet edhe Kosova. Kur ato ecin përpara, ecë edhe Kosova!”, duke nënvizuar rëndësinë e avancimit të grave për zhvillimin e përgjithshëm të vendit.