Pas një tubimi të fuqishëm dhe mbështetje të jashtëzakonshme, Bedri Hamza bëri hapjen e fushatës zgjedhore për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), shkruan Gazeta Papirus.
Ai nënvizoi se ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën, duke e cilësuar këtë si një fillim të ri të shpresës, unitetit dhe progresit.
Hamza bëri thirrje për bashkim dhe angazhim të përbashkët për një të ardhme më të mirë, duke theksuar se “Kosova mundet më mirë dhe me mbështetjen tuaj, do ta bëjmë më të mirë.”
Ai po ashtu theksoi se vizioni i tij për vendin ka rrënjët në punë dhe përkushtim, duke i ftuar qytetarët të votojnë për një të ardhme më të ndritur më 9 shkurt.
*#MaMirë #PDK131*