Sonte (e martë) nis Eurovision 2025.
Shqipëria, e cila këtë vit prezantohet nga Shkodra Elektronike në Eurovision, vjen me “Zjerm”.
Ata përpara performancës së tyre kanë ndarë emocionet në një intervistë dhënë për ‘Klan Kosova’.

Kolë dhe Beatriçe flasin për këngën e tyre, se si erdhi deri te frymëzimi, teksa dhanë edhe një mesazh për të rinjtë.
“Frymëzimi i këngës ka ardhur nga një telefonatë që ka bërë Kola këtë verë që më ka thirrur më ka thënë a ke qejf me shkru një këngë për Festivalin e Këngës dhe unë mendova për konceptin”, u shprehën ata.
“Ky kombinim i muzikës tradicionale shqiptare me elektronike është stilistikë e jona, deri tani kemi bërë këngë të tilla”.
“Për mua mesazhi kryesor është më fortë për rininë, shpresoj që muzikantët e rinj të kenë guxim të shkruajnë se çfarë kanë qejf edhe të guxojnë. Mos të kenë frikë të bëjnë një gjë krejt ndryshe prej tjerëve”, thanë ndër tjerash.
Shqipëria vlen të ceket se sonte do të interpretojë e 12-ta me radhë.