Bashkimi Evropian, përmes zëdhënëses Anita Hipper, i ka bërë thirrje Kosovës që ta miratojë Projektligjin për Liritë Fetare.
Hipper në një konferencë për media të mbajtur sot tha se ky Projektligj është në interes të të gjitha komuniteteve.
“Për projektligjin e Kishës Ortodokse Serbe, ne bëjmë thirrje për miratimin e Ligjit për Lirinë Fetare. Ky ligj është në interes të të gjitha komuniteteve dhe ftojmë deputetët e Kuvendit që të mbështesin miratimin e ligjit”.
Përmes këtij Projektligji, pritet të definohet statusti i Kishës Ortodokse serbe.
Kosova dhe Serbia, më 27 shkurt 2023 e kanë nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit, ku përmes kësaj marrëveshje palët janë dakorduar që të palët të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe.
“Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese europiane”, thuhet në Nenin 7 të marrëveshjes.
Rreth kësaj teme në mars të 2023-tës, pati folur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Asokohe, Konjufca pati deklaruar se ky objekt fetar nuk mund të bëhet me status special,