Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka treguar se çfarë pasoja mund të ketë pala e cila nuk i zbaton pikat që janë dakorduar në aneksin e zbatimit të propozimit evropian në Ohër, më 18 mars.
Ai, në një konferencë për media, sot theksoi se pala kosovare dhe serbe kanë rënë dakord për Marrëveshjen e Ohrit, dhe nëse nuk ndodh zbatimi i saj do të ketë pasoja financiare dhe politik.
“Situata është shumë e qartë gjërat janë duke ecur, duke punuar në të, si dhe jemi duke punuar në opsionet se si të ecim para me gjërat”.
“Kemi disa hapa që jemi para, Bashkimi Evropian beson që kur partnerët bëjnë zotime politike ata duhet t’i përmbushin ato. Është një deklaratë që është lëshuar nga Z. Borrell nga takimet në Ohër, për të cilën kanë rakord të dyja palët, kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë”.
“Pra, kur bën një zotim politik t’i duhesh ta përmbushësh atë, dhe jo ta vendosësh në rrezik kredibilitetin tënd. Sigurisht që do të ketë pasoja, do të ketë pasoja politike, pasoja reputacioni, pasoja financiare, dhe kjo thuhet edhe në marrëveshjen e Ohrit, për të cilën janë pajtuar edhe të dyja palët”, ka thënë Stano.