GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

BE-ja merr vendim të madh për Serbinë – Por Kosova ku është?

21/06/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
BE paralajmëron Kosovën e Serbinë: Do të ketë masa nëse nuk shtensionohet situata në veri
Share on FacebookShare on Twitter

Në Beograd këtë të mërkure është nënshkruar paketa e re vjetore e asistencës së para-anëtarësimit të Bashkimit Evropian për Serbinë (IPA) me vlerë 162.2 milionë euro, raporton televizioni N1.

Dokumenti është nënshkruar nga ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë, Tanja Miscevic, dhe shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Zhiofre, në fillim të manifestimit “Java e mundësive të BE-së”.

Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelji, në një video-mesazh të publikuar para nënshkrimit të marrëveshjes, deklaroi se BE-ja është investitori dhe partneri tregtar më i madh i Serbisë dhe se është e gatshme të vazhdojë të investojë në partneritet dhe bashkëpunim.

“Serbia bëri një zgjedhje strategjike për të qenë pjesë e aleancës së vendeve të forta dhe të begata. BE bëri një zgjedhje strategjike kur filloi procesin e negociatave me Serbinë. Ato negociata do të çojnë në anëtarësimin e plotë të Serbisë në BE dhe unë jam plotësisht i përkushtuar për ta realizuar atë”, tha Varhelji.

Ndërsa ambasadori i BE-së, në Serbi, Emanuele Zhiofre, deklaroi se në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe BE-së, siç është pakoja e ndihmës e nënshkruar sot, krijohen mundësi që nuk janë vetëm rezultat i bujarisë apo bamirësisë së BE-së, por janë krijuar dhe ekzistojnë sepse Serbia ka bërë një strategji për t’u bërë anëtare e BE-së.

“Ne e dimë se kur ke një mundësi, gjëja më e keqe që mund të ndodh është ta humbësh atë. Ne nuk duam që Serbia dhe qytetarët e saj të humbasin këto mundësi”, tha Zhiofre.

Ai shtoi se BE-ja pret rezultate nga Serbia për të krijuar kushte për reforma që do t’i mundësojnë anëtarësimin e saj në BE.

“Sa i përket BE-së, Serbia është pjesë integrale e Evropës, gjeografikisht, historikisht, kulturalisht dhe ekonomikisht. Misioni i Delegacionit të BE-së është ta bëjë Serbinë një partner edhe më të fortë të BE-së, të bëjë progres progresiv dhe të vazhdueshëm drejt BE-së”, shtoi ai.

Ku shpërndahen mjetet?

Kontributi i BE-së në projektet IPA 2022 në Serbi i cili u nënshkrua, arrin vlerën në 162.2 milionë euro, pjesa më e madhe e të cilave do të ndahet për përshpejtimin e zbatimit të agjendës së gjelbër.

72.8 milionë euro janë caktuar për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e kapaciteteve institucionale, mbrojtjen e mjedisit, menaxhimin dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Ndërsa 30 milionë euro secila janë caktuar për mbështetjen sektoriale për reformat në drejtësi dhe administratën publike.

15.9 milionë euro janë caktuar për promovimin e qeverisjes së mirë, rritjen e përputhshmërisë me vlerat e bashkimit dhe përafrimin e tyre me rregullat, standardet dhe praktikat e BE-së në fushat përkatëse, për të mbështetur zbatimin e të drejtave themelore të kategorive të cenueshme si personat e zhvendosur brenda vendit dhe të kthyerit nën marrëveshjet e ripranimit.

8.5 milionë euro për rritje gjithëpërfshirëse përmes përmirësimit të shërbimeve sociale, punës dhe arsimit.

Ndryshe, gjatë 15 viteve të fundit, BE-ja ka investuar më shumë se 2.5 miliardë euro në Serbi përmes më shumë se 1500 projekteve.

Tags: Evropaserbiavendim
ShareTweetShare
Previous Post

Afër 200 kompani gjermane paralajmëruan ikjen nga Kosova për shkak të situatës politike – pasojat e frikshme për ekonominë e Kosovës

Next Post

Ku është shteti? Disa pika karburanti në Kosovë rrisin çmimet e naftës për 6 centë

Next Post
Bie me të madhe çmimi i naftës në Kosovë

Ku është shteti? Disa pika karburanti në Kosovë rrisin çmimet e naftës për 6 centë

Lajmet e fundit

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

23/05/2025
Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

23/05/2025
CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.