GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

BE-ja ia jep Kosovës edhe 64 milionë euro

27/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i ka dorëzuar në Prishtinë Zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimit, Marrëveshjen Kornizë të Partneritetit Financiar IPA III (FFPA) të miratuar nga Komisioni Evropian, raporton Gazeta Blic.

Sipas një komunikatë për media Besnik Bislimi ka nënshkruar FFPA-në, e cila, pasi të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës, do t’i mundësojë Kosovës që të marrë ndihmë të mëtejshme teknike dhe financiare nga Bashkimi Evropian.

Ajo mbulon programet vjetore të IPA-s për periudhën 2021-2027 dhe do të mundësojë miratimin e menjëhershëm të fondeve të IPA 2021 për Kosovën në vlerë prej 64 milionë euro.

“Ne do të përdorim financimin e IPA III për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore, qeverisjen komunale dhe sigurinë publike në Kosovë”, tha ambasadori Szunyog.

“Financimi gjithashtu do të drejtohet në ngritjen e kapaciteteve të administratës së Kosovës për të përmbushur standardet e BE-së dhe për t’iu përgjigjur shpejt nevojave urgjente ekonomike, shëndetësore apo sociale, për të mbrojtur mjedisin në përputhje me praktikat më të mira të BE-së, për të rritur konkurrencën e sektorit agro-ushqimor të Kosovës dhe të ndihmojë në arritjen e kritereve ekonomike të anëtarësimit në BE.” ka thënë ai

Kosova filloi të përfitojë nga financimi IPA në vitin 2007. Që atëherë, dhe deri në fund të vitit 2022, gjithsej 1.21 miliardë euro i janë ndarë Kosovës përmes IPA I dhe IPA II.


“Fondet e para-anëtarësimit të BE-së ofrojnë një shtysë shumë të rëndësishme për të plotësuar progresin tonë të vazhdueshëm në reformat e lidhura me BE-në. Fondet IPA III do të përdoren për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE dhe reformat e brendshme, si dhe për të mbështetur investimet e nevojshme për zbatimin e reformave brenda Agjendës së Reformës Evropiane, Strategjia Zhvillimore Kombëtare dhe strategjitë sektoriale me fokus punësimin e të rinjve, energjinë, mjedisin, rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ndër shumë fusha të tjera”, tha zëvendëskryeministri Bislimi.

BE-ja mbetet partneri më i madh tregtar i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare.

Tags: 60 milionbekosove
ShareTweetShare
Previous Post

Pochettino: Për Realin është zhgënjim që nuk e transferuan Mbappen

Next Post

Diaz: Është një ëndërr për mua t’a fitojë Ligën e Kampionëve, sidomos kundër Real Madridit

Next Post

Diaz: Është një ëndërr për mua t’a fitojë Ligën e Kampionëve, sidomos kundër Real Madridit

Lajmet e fundit

Moti për sot: Me diell e vranësira, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C

Fundjava vjen me mot të vranët dhe me reshje shiu

23/05/2025
Haki Abazi thotë se po bëhet fushatë elektorale me Kancer

Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

23/05/2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

23/05/2025
Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

23/05/2025
Njësia e aviacionit të ShBA-së, Zvicrës dhe Hungarisë në KFOR kryejnë fluturime në gjithë Kosovën

Njësia e aviacionit të ShBA-së, Zvicrës dhe Hungarisë në KFOR kryejnë fluturime në gjithë Kosovën

23/05/2025
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Zeka sjellë detaje se si u përgatit Halit Sahitaj kundër UÇK-së

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Moti për sot: Me diell e vranësira, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C

Fundjava vjen me mot të vranët dhe me reshje shiu

23/05/2025
Haki Abazi thotë se po bëhet fushatë elektorale me Kancer

Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

23/05/2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.