GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

BE-ja e zhgënjyer me “Listën Serbe” për bojkotin e zgjedhjeve në veri

15/04/2023
në Botë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
BE-ja e zhgënjyer me “Listën Serbe” për bojkotin e zgjedhjeve në veri
Share on FacebookShare on Twitter

BE-ja shprehet e zhgënjyer për mospjesëmarrjen  e partive politike serbe në zgjedhjet lokale, në katër komunat veriore të Kosovës. Në një përgjigje për Radio Kosovën  një zëdhënës i BE-së ka thënë se  është detyrë e Kosovës dhe e Serbisë që të kenë prioritet kthimin e serbëve të Kosovës në struktura e nivelit qendror dhe  lokal.

Më 23 prill në katër komunat veriore të Kosovës (Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku),  me shumicë serbe, pritet të mbahen zgjedhjet lokale.  Lista Serbe, por edhe  partitë e tjera që përfaqësojnë serbët në Kosovë kanë deklaruar që nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Një zëdhënës në Bruksel i ka thënë Radio Kosovës, përmes emailit, se është për keqardhje  bojkotimi  i zgjedhjeve nga  përfaqësuesit politikë të serbëve lokalë.

“Prandaj është shumë zhgënjyese që Lista Serbe dhe partitë e tjera që përfaqësojnë serbët e Kosovës, kanë vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale të planifikuara për 23 prill në katër komunat veriore,” thuhet në përgjigjen e BE-së.

Në nëntor të viti të kaluar përfaqësuesit serbë në Kosovë  janë larguar  nga të gjitha institucionet kosovare, përfshi këtu pozitat në Qeveri dhe Kuvendin e Kosovës, dhe ato të gjyqësorit e Policisë së Kosovës në veri.

Largimi  kishte ardhur sepse serbët e Kosovës nuk e mbështesnin vendimin e Qeverisë së Kosovës për ri-regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targat RKS (Republika e Kosovës.)

Nga Brukseli thonë se BE-ja është angazhuar, me partnerët e saj, për të de-përshkallëzuar tensionet  dhe që serbët t’i përmbushin detyrimet e tyre të dialogut dhe të kthehen në institucione vendore.

“Deri më tani është bërë pak përparim. Është e domosdoshme që të kthehemi në një situatë ku serbët e Kosovës marrin pjesë aktive në qeverisjen lokale, polici dhe gjyqësor në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë që të dyja palët të luajnë rolin e tyre në këtë,” thuhet në përgjigjen e tyre.

Me datë 27 shkurt të këtij viti Kosova dhe Serbia nënshkruan një Marrëveshje për Rrugën e Normalizimit ndërmjet dy vendeve. Kjo marrëveshje u përcoll me nënshkrimin e një Aneksi për zbatimin e Marrëveshjes, e nënshkruar në Ohër të Maqedonisë me 18 mars.

Sipas BE-së “Marrëveshja dhe Aneksi hapin rrugën drejt normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve. Një pjesë themelore e zbatimit të këtyre marrëveshjeve do të jetë kthimi i qëndrueshëm i serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, duke përfshirë edhe pushtetin lokal.”

Sipas BE-së, ata nuk mund ta detyrojnë as Kosovën e as Serbinë  që këto procese demokratike të jenë të suksesshme.

“Është detyrë e Kosovës dhe Serbisë që të kenë prioritet kthimin e serbëve të Kosovës në pushtetin lokal, policinë dhe gjyqësorin dhe të bien dakord për një rrugë përpara që është gjithëpërfshirëse, e drejtë, demokratike dhe paqësore,” thuhet krejt në fund në përgjigjen e BE-së, për Radio Kosovën.

Tags: bemitrovice e veriutzgjedhjetZubin Potok
ShareTweetShare
Previous Post

Publikohet dokumenti i policisë turke: Valdrin Sahiti u arrestua në Stamboll

Next Post

Vrasja e rëndë në Pejë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Next Post
Vrasja e rëndë në Pejë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Vrasja e rëndë në Pejë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Lajmet e fundit

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.