GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

BE-ja dhe Gjermania investojnë 49 milionë euro shtesë në përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë

26/01/2023
në Ballina, Ekskluzive, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
BE-ja dhe Gjermania investojnë 49 milionë euro shtesë në përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës, shënuan përfundimin e një projekti trevjeçar kushtuar përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave të ngurta në Kosovë dhe prezantuan aktivitetet e reja të nisura në këtë sektor.

Projekti i finalizuar së fundmi me vlerë 7 milionë Euro është financuar bashkërisht nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe është zbatuar nga GIZ-i. Si rezultat i këtij projekti, pati një rritje të grumbullimit të mbeturinave të ngurta në të 38 komunat e Kosovës nga 57.8 përqind në 90.2 përqind, zgjerim të shërbimit të grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave duke përfshirë 77,000 familje shtesë dhe mbyllje të më shumë se 1,500 deponive ilegale.

“Projekti i financuar nga BE-ja dhe Gjermania për mbështetjen e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë ka dhënë rezultate mbresëlënëse gjatë tre viteve të fundit”, tha Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu.

“Përveç rezultateve të prekshme në terren, projekti gjithashtu na ndihmoi të zhvillojmë një kornizë strategjike kombëtare për menaxhimin e mbeturinave që do të drejtojë punën tonë të ardhshme për trajtimin dhe riciklimin e mbeturinave. Ne mezi presim të punojmë me BE-në dhe Qeverinë Gjermane për të përmirësuar më tej, në përputhje me standardet e BE-së, menaxhimin e mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë”.

Projekti mbështeti gjithashtu punën e kompanive rajonale dhe atyre lokale të grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave.

“Tarifa e grumbullimit të mbeturinave është rritur për 4 milionë Euro gjatë tre viteve të fundit dhe 15 komuna kanë filluar të zbatojnë aktivitetet e riciklimit dhe kompostimit”, tha Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njëkohësisht dhe Kryetar i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Përmes projekteve të reja, me vlerë 49 milionë Euro, BE-ja dhe Gjermania do ta ndihmojnë Kosovën në harmonizimin e kornizës së saj ligjore për menaxhimin e mbeturinave me legjislacion të BE-së dhe do të mbështesin zbatimin e Ligjit të ri për Mbeturina dhe Strategjisë së Kosovës për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave.

“Ne po e ndihmojmë modernizimin e sektorit të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë në përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe praktikat më të mira, por çelësi është në duart e autoriteteve kosovare. Shpresojmë që së shpejti të miratohen dokumentet ligjore dhe të fillojë zbatimi i masave të parapara”, tha Shefi i Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë, Johannes Madsen.

BE-ja dhe Qeveria Gjermane po vazhdojnë të mbështesin reformat e qëndrueshme në sektorin e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.

“Qëllimi ynë është të shohim tranzicionin e Kosovës drejtë ekonomisë qarkore duke mundësuar një mjedis të pastër dhe duke mbrojtur shëndetin publik. Jemi veçanërisht krenarë për rritjen e rolit të sektorit privat në skemat e riciklimit, si dhe për planet dhe marrëveshjet e menaxhimit të integruar ndër-komunal të mbeturinave që ndihmuam të arrihen”, tha drejtori i GIZ Kosova, David Oberhuber.

Tags: beGjermani
ShareTweetShare
Previous Post

Dhunimi që tronditi Kosovën: Të dyshuarit për rastin e 11 vjeçares mund të lirohen në mungesë provash

Next Post

Haxhiu: As të emëruarit politikë të Qeverisë nuk po gjejnë qetësi

Next Post
Haxhiu: As të emëruarit politikë të Qeverisë nuk po gjejnë qetësi

Haxhiu: As të emëruarit politikë të Qeverisë nuk po gjejnë qetësi

Lajmet e fundit

Kallas në Prishtinë: BE ka nisur t’i heqë masat gradualisht

Kallas në Prishtinë: BE ka nisur t’i heqë masat gradualisht

22/05/2025
Vdes nga sulmi kardiak derisa ishte duke shkuar për të marrë ndihmë mjekësore

Vdekja e gruas në Durrës, mjeku: Pacientja erdhi në gjendje të mirë, pësoi arrest kardiak mëngjesin tjetër

22/05/2025
Duhet t’i nxjerrim autorët para drejtësisë

Osmani: Ahtisaari ishte zë i fuqishëm – na mësoi se drejtësia ekziston

22/05/2025
Analistët komentojnë “ofertën” e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

“Kosova shpejt do ta ketë shumicën parlamentare” – çka po paralajmëron Limaj?

22/05/2025
Ky është personi i arrestuar për kanosje në Shtime, publikoi foto me mbishkrime kërcënuese

Arrestohet një person për kanosje ndaj institucioneve të Kosovës dhe zyrtarëve të tyre

22/05/2025
“Dita e Çlirimit” – Shoqatat e dala nga lufta refuzojnë çdo organizim me Qeverinë

OVL UÇK: Në Burgun e Dubravës në vitin 1999-në u pushkatuan mizorisht shqiptarët nga forcat serbe

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kallas në Prishtinë: BE ka nisur t’i heqë masat gradualisht

Kallas në Prishtinë: BE ka nisur t’i heqë masat gradualisht

22/05/2025
Vdes nga sulmi kardiak derisa ishte duke shkuar për të marrë ndihmë mjekësore

Vdekja e gruas në Durrës, mjeku: Pacientja erdhi në gjendje të mirë, pësoi arrest kardiak mëngjesin tjetër

22/05/2025
Duhet t’i nxjerrim autorët para drejtësisë

Osmani: Ahtisaari ishte zë i fuqishëm – na mësoi se drejtësia ekziston

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.