GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

BE: Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet në veri do të çojë në pasoja, zgjedhjet të shpallen sa më shpejt

03/06/2023
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
BE: Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet në veri do të çojë në pasoja, zgjedhjet të shpallen sa më shpejt
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian në emër të 27 vendeve anëtare ka lëshuar një komunikatë paralajmëruese për Kosovën e Serbinë. Të de-përshkallëzohet situata, të pezullohen operacionet policore në afërsi të ndërtesave të komunave në veri, kryetarët të zhvendosen në objekte të tjera, të shpallen sa më parë zgjedhjet e reja atje, të ndalet retorika përçarësi, të koordinohen veprimet, të filloj pa kushte puna për themelimin e Asociacionit, janë vetëm disa nga kërkesat e BE-së, ndryshe siç thuhet aty do të ketë pasoja negative.

Çka thuhet në Komunikatë?

Kjo komunikatë që paralajmëron masa ndaj Kosovës e Serbisë, fillon me dënimin në termat më të ashpër për aktet e dhunshme kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, forcave të rendit e mediave në Kosovë.

“Bashkimi Evropian dënon në termat më të ashpër aktet e dhunshme kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe mediave në veri të Kosovës. Dhuna mund të ishte shmangur dhe duhet shmangur në të ardhmen.

Bashkimi Evropian qëndron fuqishëm pas misionit të NATO-s KFOR dhe misionit të BE-së EULEX në përmbushjen e mandateve të tyre përkatëse.” – thuhet aty.

Tutje në komunikatë ipen “udhëzime” se si duhet të veprohet në vazhdim, si dhe paralajmërohen pasojat negative.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa për të de-përshkallëzuar, të ndalojnë përdorimin e retorikës përçarëse dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar. Qetësia duhet të rivendoset urgjentisht.

Bashkimi Evropian është i gatshëm të zbatojë masa të vendosura. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative.”

Gjithash BE kërkon nga Kosova, t’i pezullojë operacionet policore afër ndërtesave komunale në veri të vendit, të zhvendosen kryetarët në objekte të tjera e të shpallen sa më parë zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku kërkohet pjesëmarrje gjithëpërfshirëse.

Presim që Kosova të veprojë në mënyrë jo shkallëzuese dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje.

BE gjithashtu ka shprehur shqetësimin për gjendjen e gatishmërisë më të lartë të Forcave të Armatosura Serbe, si dhe ka kërkuar që palët të përfshihen në Dialog, duke përmendur fillimin menjëherë e pa kushte për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

“Ne shprehim shqetësimin për gjendjen e gatishmërisë më të lartë të Forcave të Armatosura Serbe.

Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës që garanton siguri, siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët dhe hap rrugën për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të saj. Kjo përfshin fillimin pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe.”

Intervista e Kurtit për “Washington Post”

Perëndimi dëshiron vetëm që të mbajë paqen, i ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gazetës prestigjioze amerikane The Ëashington Post, duke folur për krizën mëse një-javore në pjesën veriore të vendit që erdhi si pasojë e instalimit me forcë të tre kryetarëve të rinj shqiptarë në tri komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Për Kurtin, siç i thotë ai ËP-së, nuk bëhet fjalë “të përkulet” ndaj kërkesave ndërkombëtare për largimin e policisë nga ndërtesat komunale “derisa protestuesit (e dhunshëm) të shpërndahen ose arrestohen”.

“Kur keni të bëni me të djathtën ekstreme, me ultranacionalistë dhe regjime autoritare shumë të rrezikshme, deklaratat që synojnë të ruajnë paqen thjesht vazhdojnë të inkurajojnë figurat autoritare“. Kurti i tha gazetës amerikane se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “aleat, mik dhe partner i pazëvendësueshëm” i Kosovës, por se “tash është gjithashtu koha që të flasim të vërtetën tonë demokratike ndaj autoritarëve në pushtet”.

“Nëse këto turma të dhunshme janë jashtë në Serbi ose në burg (në Kosovë), atëherë ne mund të ulim (numrin e policisë)”, tha ai, duke sugjeruar se numri i policisë mund të ulet në shifra “njëshifrore”.

“Jemi përjetësisht mirënjohës e falënderues për rolin e tyre në çlirimin dhe pavarësimin tonë, për sigurinë dhe mbrojtjes”, u shpreh kryeministri.

Kujtojmë se Kurti me anë të një postimi në twitter, paralajmëroi se e ka pranuar kërkesën për zgjedhje të reja në veri, por pa specifikuar konkretisht kohën se kur do të mbahen ato, apo formën ligjore se si do të shkohet drejt tyre.

Tags: beKomunikata e BE-seZgjedhjet te shpallen sa me shpejt
ShareTweetShare
Previous Post

Ish-ushtaraku Nuredin Ibishi tregon dëmet që do t’i pësojë Kosova pas përjashtimit nga “Defender Europe”

Next Post

“Protestat rikthehen të hënën”, gazetari: Ja cilat janë kërkesat e serbëve

Next Post
“Protestat rikthehen të hënën”, gazetari: Ja cilat janë kërkesat e serbëve

“Protestat rikthehen të hënën”, gazetari: Ja cilat janë kërkesat e serbëve

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.