GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

BDI largohet nga Qeveria e Maqedonisë Veriore – Ja arsyet

01/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Veri, kjo është kërkesa e tij
Share on FacebookShare on Twitter

Artan Grubi, Zëvendës i Kryetarit të Parë të Qeverisë dhe ministrit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka publikuar letrën e dorëheqjes nga ekzekutivi bashkë me ministrat e BDI-së.

Në letrën të cilën ja ka dërguar kryeministrit Dimitar Kovaçevski, Grubi ka thënë se ndihet krenar dhe i nderuar nga besimi i liderit Ali Ahmeti, Bashkimit Demokratik për Integrim dhe qytetarëve si dhe nga besimi i kryeminsitrit që të jetë pjesë e Kabinetit reformues dhe integrues qeveritar dhe për mundësinë të ju shërbejë qytetarëve maqedonas.

Letra e plotë:

Sot, bashkë me Bujarin, Kreshnikun, Fatmirin dhe Jetonin, ia dorëzuam dorëheqjet tona Kryeministrit.

Për: Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Kovaçevski

Lënda: Dorëheqje

I nderuar Kryetar I Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Kovaçevski,

Si bartës i funksionit të rëndësishëm publik, i vetëdijshëm për mirëqenien e qytetarëve tanë dhe ardhmërinë e tyre e cila padyshim e ka vendin në familjen e madhe evropiane,

duke e pasur parasysh emërtimin e subjektit politik të cilit i takoj dhe i cili në parim e ka integrimin e vendit si në NATO, BE dhe raportet e ngushta dhe të afërta me SHBA,

duke e pasur parasysh kushtin e pahijshëm të opozitës për ti votuar ndryshimet kushtetuese në Kuvend,

duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e integrimit dhe ardhmërinë dinjitoze të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Po ua dorëzoj, i nderuar Kryetar i Qeverisë, dorëheqjen time nga pozita e Zëvendës Kryetarit të Parë të Qeverisë dhe ministrit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, të cilën ju lutem që ta aktivizoni në momentin kur opozita do ti votojë dhe do të hyjnë në fuqi ndryshimet e propozuara kushtetuese në Kuvend.

Ndjehem krenar dhe i nderuar nga besimi i liderit Ali Ahmeti, Bashkimit Demokratik për Integrim dhe qytetarëve si dhe nga besimi juaj që të jem pjesë e Kabinetit reformues dhe integrues qeveritar dhe për mundësinë të ju shërbejë qytetarëve tanë.

Tags: BDIkoalicioniPrishja
ShareTweetShare
Previous Post

‘Telalli’ i VV’së sulmon dhe linçon gazetarët që bojkotuan konferencën e Rozeta Hajdarit

Next Post

Pronarët e televizionit ‘Tëvë1’ marrin tender mbi gjysmë milion euro nga Qeveria e Kosovës

Next Post
Pronarët e televizionit ‘Tëvë1’ marrin tender mbi gjysmë milion euro nga Qeveria e Kosovës

Pronarët e televizionit ‘Tëvë1’ marrin tender mbi gjysmë milion euro nga Qeveria e Kosovës

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.