GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Bayern e mposht Augsburgun, për Augsburg ka shënuar Mërgim Berisha

11/03/2023
në Ballina, Sport
Koha e leximit:2 mins read
Bayern e mposht Augsburgun, për Augsburg ka shënuar Mërgim Berisha
Share on FacebookShare on Twitter

Bayern Munich ka shënuar një fitore të thellë ndaj Augsburgut, në kuadër të xhiros së 24-të në Bundesliga.

Edhe pse futbollisti me prejardhje nga Kosova, Mërgim Berisha shënoi dygolësh, Bayern fitoi me rezultat 5:3.

Pas vetëm tre minutave lojë, Mërgim Berisha me një driblim fantastik la të shtangur Joao Cancelon për t’i dhënë epërsinë mysafirëve (3′).

Sidoqoftë, gëzimi i Augsburgut zgjati vetëm 12 minuta me Cancelon që barazoi rezultatin pas një harkimi të Leroy Sanes.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Benjamin Pavard përmbysi rezultatin me një gol të bukur (19′) – VIDEO.

Pavard vazhdoi me formën fantastike duke u përkujdesur edhe për golin e dytë pas një gabimi në mbrojtje (35′).

Kurse, Leroy Sane u sigurua që Bayerni të shkojë në pushim me epërsinë e tre golave në përfundimin e pjesës së parë (45′).

Augsburg e nisi sërish më mirë pjesën e dytë, duke ngushtuar epërsinë prapë përmes Berishës, i cili këtë herë ishte i saktë nga pika e bardhë (60′).

Sidoqoftë, Bayern Munich vulosi fitoren me anë të Alphonso Davies që u asistua nga Cancelo (74′).

E tëra që arriti të bëjë Augsburgu, ishte goli i tretë në kohën shtesë me anë të Irvin Cardona (90+3′).

Me këtë fitore, Bayern Munich mban kreun me 52 pikë, derisa Augsburg renditët në pozitën e 13-të me 27 sosh.

Sa i përket Berishës, ishte goli i tetë në Bundesliga dhe në ditët në vijim do të mësohet vendimi i tij përfundimtar se cilën kombëtare do ta përfaqësojë.

Tags: augsburgBayernbundesligaMergim Berisha
ShareTweetShare
Previous Post

Kica-Xhelili: Kjo nuk është shokuese. Kjo është terror!

Next Post

Dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi në Shtëpinë e Bardhë

Next Post
Dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi në Shtëpinë e Bardhë

Dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi në Shtëpinë e Bardhë

Lajmet e fundit

Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

21/05/2025
KQZ: U mor vendim për ndalimin e mjeteve ndaj partive që PZAP-i ka shqiptuar gjoba

KQZ: U mor vendim për ndalimin e mjeteve ndaj partive që PZAP-i ka shqiptuar gjoba

21/05/2025
Policia ndërmerr aksion në Prizren, ndëshkohen 19 shoferë që parkuan në zonën e gjelbër

Policia ndërmerr aksion në Prizren, ndëshkohen 19 shoferë që parkuan në zonën e gjelbër

21/05/2025

Zbulo cilën pije të përfaqëson më së miri muaji i lindjes

21/05/2025

Papagallët “pagëzojnë” të vegjlit me një tingull që e mbajnë për gjithë jetën!

21/05/2025
Prokuroria Speciale shënjestron rastin “Mati 1”, pasuri e ngrirë rreth 7 milionë euro

Prokuroria Speciale shënjestron rastin “Mati 1”, pasuri e ngrirë rreth 7 milionë euro

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

21/05/2025
KQZ: U mor vendim për ndalimin e mjeteve ndaj partive që PZAP-i ka shqiptuar gjoba

KQZ: U mor vendim për ndalimin e mjeteve ndaj partive që PZAP-i ka shqiptuar gjoba

21/05/2025
Policia ndërmerr aksion në Prizren, ndëshkohen 19 shoferë që parkuan në zonën e gjelbër

Policia ndërmerr aksion në Prizren, ndëshkohen 19 shoferë që parkuan në zonën e gjelbër

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.