Gjatë ditës së djeshme Njësia e hetimeve në Gjilan ka kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme nën dyshimin se gjatë netëve të Vitit të Ri është shtënë me armë zjarri.
Është bërë e ditur se gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata të llojeve të ndryshme, një pistoletë, 262 fishekë të kalibrave të ndryshëm, leje armësh dhe gjashtë karikatorë.
Lidhur me këtë, tre persona të dyshuar janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.