Bastisja e katërt në Mitrovicë të Veriut, një person në kërkim

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka folur për bastisjen e katërt që u bë brenda ditës së sotme në këtë qytet.

Elshani ka deklaruar se këtë herë u bastis një objekt që ishte përballë objektit të Polivisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

Ai tha se informacionin e morën nga qytetarë të cilët u kishin thënë se në atë objekt dyshohet të ketë armë zjarri.

“Janë gjetur tri zolla, helmeta taktike, jelekë anti plumb”, tha Elshani.

Policia tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe kanë kërkuar për një person të dyshuar po nuk është gjetur aty.

Gjatë ditës së sotme ka pasur edhe operacione të tjera policore në veri të vendit, në koordinim dhe me urdhër të gjykatës kompetente.

Më poshtë keni gjësendet që u konfiskuan nga Policia në operacionin e katërt:

Next Post