Zyrtarë policorë kanë kryer sot bastisje në shtëpinë e Hajdar Hoxhës, ish-Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).
Bastisja në shtëpinë e ish-kryeshefit të NPB-së, të shkarkuar nga detyra vitin e kaluar, është duke u zhvilluar në Prishtinë.
Aksioni është marrë përsipër nga Drejtoria për Krimet Ekonomike në Policisë së Kosovës, raporton Paparaci.
Policia e Kosovës, në kuadër të këtij operacioni, është duke realizuar bastisje edhe në zyrat e Ndërmarrjes Publike Banesore në kryeqytet.
Po ashtu, bastisja është duke u zhvilluar edhe në disa lokacione të tjera në Prishtinë.