Zonja e parë e Prishtinës, Kristale Ivezaj-Rama ka reaguar disa orë pasi bashkëshorti i saj, Përparim Rama, edhe zyrtarisht e ka pranuar detyrën e kryetarit të Prishtinës.
Ajo tha se Përparimi do të punojë shumë për ta çuar lart titullin e tij të kryetarit.
Ivezaj-Rama ndau momente pas ceremonisë së betimit të të parit të kryeqytetit.
“Fjala transformim duket e vogël për t’i përshkruar këto momente. Të gjithë e dimë që Përparimi do të punojë pa pushim për të çuar lart titullin e tij Kryetar i Komunës. Ai u inagurua sot në mëngjes dhe fillon detyrën për t’i shërbyer Prishtinës sot! Urime pa fund ekipit të tij të shkëlqyer dhe gjithë Prishtinës! Ditë të mira janë para nesh”, ka shkruar ajo në Instagram.