Një qytetar është arrestuar dhe më pas liruar nga Policia e Kosovës pasi kishte bashkëjetuar me një vajzë të mitur, raporton teve1.info
Sipas Policisë, vajza është dërguar në strehimore, derisa i dyshuari është liruar.
“Gllogoc 06.04.2023 – 09:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka qenë duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që viktima të dërgohet në strehimore ndërsa i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.