“Dua t’ju them që PD është përgatitur për çdo situatë”. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në emisionin “Open” i pyetur se nëse ka frikë për incidente në protestën e 8 janarit.
“Pjesë e atyre “xhalove” që qarkullojnë është përgjegjësia që ne kemi që demokratët të mos përdoren nga Sali Berisha dhe kushdo tjetër si mish për top. Kushdo tjetër do të marrë përgjegjësi për atë që bën” – tha Basha.
Më pas Basha është përpjekur ta kalojë me të qeshur dhe ironi se si është blinduar selia e PD.
“Keni harruar të tregoni që kemi edhe tanke, snajpera… këto janë marrëzira dhe është e trishtueshme që viti i ri i gjen shqiptarët me këtë, ndërkohë që ata përballen me probleme reale.
Këto janë problemet e atyre që na ndjekin dhe jo përpjekjet e një njeriu por të marrë peng një parti për ta kthyer në bunker dhe për ti përdorur qytetarët si mish për top.
Në zyrën time mund të vini për një kafe, ka qenë e njëjta që ka qenë. Ato që janë thënë janë përtej imagjinatës së shfrenuar. Krijohet ideja që Berisha ka, ta ktheje PD në bunker për interesat e veta”, – tha Basha.
“Ku do të jem në 8 janar, ora 12:00? Në zyrën time. Do të ndodhtë e përditshmja. Do të vazhdojë punën. Do të ishte hipokrizi që e shtuna dhe 4 javë dhe për ta marrë atë nuk na ka dëmtuar” – tha Basha.
Ai tha se nuk është e vërtetë që mbështetësit e Berishës nuk u lejuan në seli.
“Nuk është e vërtetë, këtë e ka sqaruar sekretari i përgjithshëm. Ai ishte një shou për të treguar se gjoja PD është një bunker. Në fakt janë ata një pakicë që duam ta kthejnë PD në bunker.
PD nuk mund të kthehet në bunker për interesat e Berishës. Këta që bëjnë shfaqje, duhet të vijnë në Parlament sepse kanë 4 muaj që nuk kanë ardhur” – tha Basha. ©LAPSI.al