Veprimtari Bardhyl Mahmuti ka reaguar ndaj gjuhës së ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, për ish-komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinaj.
Ai ka vlerësuar se me këto deklarata Gërvalla e ka përdhosur lirinë e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mahmuti ka shkruar se përdhosja e lirisë e ka emrin Donika Gërvalla.
“Përdhosja e lirisë ka emër: Donika Gërvalla!”, ka shkruar Mahmuti.