Barcelona ka arritur fitore shumë të rëndësishme përball Athletic Bilbaos me rezultat minimal 1:0, për të shkuar sërish në +9 pikë në krye të La Ligës, me ndjekësin më të afërt Real Madridin.
Më meritore për këtë fitore padiskutim ishte Marc Ander Ter Stegen me pritjet e tij të jashtëzakonshme, ndërsa golin e vetëm e shënoi Raphinha në pjesën e parë.
Barcelona ishte më e mirë gjatë tërë takimit në kontrollimin dhe posedimin e topit, por me raste më së shumti rrezikuan Bilbao, duke iu afruar tre herë golit, por heroi i takimit ishte portieri gjerman që mbajti portën e paprekur.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutat shtesë të pjesës së parë nga anësori brazilian i Barçës, Raphinha, pas një asistimi shumë të mirë nga Sergio Busquets.