GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Barca mposht rivalin Real Madrid në minutat e fundit

19/03/2023
në Ballina, Sport
Koha e leximit:2 mins read
Barca mposht rivalin Real Madrid në minutat e fundit
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona ka shënuar fitore në “El Clasico” ndaj Real Madridit për ta rritur distancën në 12 pikë në kreun e La Ligas.

Derbi i rivalëve të përbetuar ishte tejet i zjarrtë nga minuta e parë, me blaugranasit që fituan në “Camp Nou” me rezultat të ngushtë 2:1.

Pas vetëm nëntë minutave lojë, Real Madridi kaloi në epërsi pas një autogoli të Ronald Araujos, i cili në përpjekje për ta larguar topin e la të shtangur Ter Stegenin (9′).

Me këtë gol të pranuar, Barcelona nisi të sulmojë më shumë duke rrezikuar disa herë me anë të Raphinhas dhe Lewandowskit, por që s’ia arritën.

Ishte mbrojtësi Sergi Roberto që u gjend në vendin e duhur për të shënuar nga një top i kthyer duke barazuar rezultatin në “Camp Nou”.

Pjesa e dytë ishte edhe më dramatike, me dy klubet spanjolle që tentonin t’i arkëtonin pikët e plota.

Barcelona fillimisht ishte më agresive duke pasur disa raste me anë të Lewandowskit, i cili provoi edhe një goditje gërshërë, por që nuk e finalizoi.

Real Madrid ktheu epërsinë përmes Marco Asensios, që shënoi nga afërsia pas një asistimi të Dani Carvajalit, por VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje (81′).

Kur madrilenët po sulmonin, Barcelona krijoi një kundërzbritje të shpejtë, me Ansu Fatin që asistoi për Franck Kessie i cili vulosi fitoren e vendasve (90+2’).

Kështu, falë kësaj fitore, Barcelona tani rrit distancën në kreun e La Ligas duke mbledhur 68 pikë, 12 më shumë se Real Madridi që ka 56 sosh në pozitën e dytë.

Në ndeshjen e parë pas pushimit ndërkombëtar, Barcelona do të jetë mysafir i Elches derisa Real Madridi do ta pret Valladolidin.

Tags: BarcelonaLa LigaReal Madrid
ShareTweetShare
Previous Post

Mjafton goli spektakolar i Kostic, Juve mposht Interin në derbin e Italisë

Next Post

Turqia mirëpret marrëveshjen Kosovë-Serbi: Kemi kontribuar, presim zbatim konkret të marrëveshjes

Next Post
Tri këngëtaret shumë të njohura shqiptare shijojnë pushimet në Turqi

Turqia mirëpret marrëveshjen Kosovë-Serbi: Kemi kontribuar, presim zbatim konkret të marrëveshjes

Lajmet e fundit

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.