GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Baraliu: Presidentja s’ka të drejtë ta përjashtojë askënd, vendimi i Osmanit dallon nga ai i Thaçit

13/12/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Baraliu: Presidentja s’ka të drejtë ta përjashtojë askënd, vendimi i Osmanit dallon nga ai i Thaçit
Share on FacebookShare on Twitter

Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se vendimi i presidentes Vjosa Osmani për t’i shtyrë zgjedhjet lokale në katër komunat veriore nuk i jep të drejtë që t’ia mohojë kandidimin për zgjedhjet që pritet të mbahen më 23 prill të vitit të ardhshëm, raporton Ekonomia Online.

Baraliu thotë se sipas vendimit të presidentes Osmani, KQZ-ja do të jetë e detyruar të bëjë thirrje të re për aplikim të subjekteve politike.

Duke folur për këtë vendim, Baraliu thotë se shtyrja e zgjedhjeve nënkupton që është një proces i përsëritur. Sipas tij, askush nuk ka të drejtë që të përjashtojë një subjekt politik që është i regjistruar në KQZ.

“Nuk mundet askush askënd ta përjashtojë. Në nenin 84 të Kushtetutës, presidentja e vendit ka të drejtë t’i shpall zgjedhjet dhe gjithsesi qëllim i institucioneve tona njërën prej detyrave nga neni 84 dhe kompetencave që i ka është që të kujdeset për mirëfunksionimin e institucioneve”, u shpreh Baraliu.

“Procesi duhet nga e para të fillojë, sepse ky është një proces që nuk ka marrë epilog pra edhe Lista serbe që kësaj radhe i ka bojkotuar zgjedhjet, në ato të 23 prillit ka të drejtë sepse domosdoshmërish tashmë është caktuar një termin tjetër, është bërë një rishpallje tjetër”.

“Me vet terminin që ka ndryshuar prej 18 dhjetorit në 23 prill, nënkupton që është një proces i përsëritur, dhe tash varet sesi do të interpretohet, por unë mendoj se në asnjë mënyrë nuk ka askush të drejtë e as presidentja që ta përjashtojë një subjekt politik që është i regjistruar në KQZ”.

“Pra ka të drejtë të dorëzojë listën e kandidatëve në afat të përcaktuar, pra po them se procesi është i përsëritur dhe të gjitha veprimet që i kanë bërë në KQZ, do duhej të përsëriteshin në prill, në mënyrë që të ketë distancë kohore dhe hapësirë për t’u kryer të gjitha operacionet zgjedhore”, u shpreh Baraliu.

Teksa ka folur për vendimin e presidentes për shtyrje të zgjedhjeve, ish-kreu i KQZ-së thotë se dallon skajshmërisht nga ai i marrë nga ish-presidenti Hashim Thaçi në rastin e Podujevës, ku zgjedhjet u shtyn për shkak të pandemisë Covid-19.

“Unë nuk e kam parë atë vendim, por sigurisht që dallon sepse atje kemi pasur rast për veprim të një rrethane të jashtëzakonshme e të paparashikuar siç ishte pandemia, ndërkohë këtu kemi një rrethanë tjetër, kemi arsyen e sigurisë që është e pritshme e që pikërisht vlerësimi i institucioneve të sigurisë është i tillë që nuk ka kushte sidomos për pjesëmarrëse sa më masive, sepse njerëzit atje janë të frikësuar e shantazhuar”, u shpreh Baraliu.

Tags: Baraliuosmani
ShareTweetShare
Previous Post

Shkollat në Mitrovicën e Veriut janë mbyllur

Next Post

Serbët i vranë gjyshin, Modric synon finalen për të: Nga lart bën tifo për mua

Next Post
Serbët i vranë gjyshin, Modric synon finalen për të: Nga lart bën tifo për mua

Serbët i vranë gjyshin, Modric synon finalen për të: Nga lart bën tifo për mua

Lajmet e fundit

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

21/05/2025
Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.