Disa banorë të lagjes “Bregu i Diellit”, gjegjësisht në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në kryeqytet, kanë protestuar kundër parkingut me pagesë të vendosur nga ndërmarrja “Prishtina Parking”.
Ata po thonë se parkingu po bëhet në një vend jo të duhur dhe se një veprim i tillë është kufizim për lëvizjen e lirë.
Pas diskutimeve, rruga u lirua, pasi banorët u morën vesh për një takim me “Prishtina Parking” të hënën. Në vendin e ngjarjes pati edhe forca policore për të monitoruar situatën. /Zëri