Skuadra e Ballkanit ka prezantuar transferimin e radhës.
Almir Kryeziu i është bashkuar skuadrës nga Suhareka.
“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se sulmuesi këmbëshpejtë Almir Kryeziu tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kampione”, thuhet në njoftim.
Kryeziu gjatë sezoneve të kaluara ishte pjesë e klubit të Dritës, kurse ‘GazetaBlic Sport’ kishte raportuar dy ditë më parë për interesimin e Ballkanit për të.