Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar në Antalia të Turqisë, ku po qëndron për fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror.
Kampioni i Kosovës triumfoi 1:0 ndaj skuadrës nga Kazakhistani, Kaysar.
Golin e vetëm në këtë takim për “portokallezinjtë” e ka realizuar Meriton Korenica.
Ballkani është zhvendosur tash e disa ditë në qytetin bregdetar turk, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të zhvillojnë edhe disa ndeshje të tjera kontrolluese.