Kampioni i Kosovës, Ballkani do të përballet me humbësin e ndeshjes Sheriff Tiraspol – Bota Borisov në rast që e kalon Lincoln Red.
“Xhebrailat” deri më tani mund të thuhet se kanë pasur fat në shortin për Ligën e Konferencës, pasi pas Larnes do të përballen me klubin modest nga Gjibraltari.
Sidoqoftë, nuk është që do ta kenë të lehtë të avancojnë sërish në fazën e grupeve pasi në play-off do të kenë përballë humbësin e takimit Sheriff Tiraspol – Bate Borisov.
Sheriff Tiraspol tashmë është një skuadër më emër në Evropë pasi bëri befasi edhe në Ligën e Kampionëve, ku vite më parë mposhti Real Madridin në fazën e grupeve.
Ndërsa, sa i përket Bate Borisov, klubi nga Bjellorusia ka një eksperiencë të madhe evropiane gjithashtu.
Mirëpo, fokusi i parë i Ballkanit mbetet ta tejkalojë Red Lincolnin, me ndeshjen e parë që zhvillohet këtë të enjte në “Fadil Vokrri”, ndërkohë ajo kthyese një javë më vonë.
Klubi kosovar është duke synuar që të kualifikohet sërish në Evropë, siç bën vitin e kaluar duke thyer të gjitha limitet.
Përndryshe, klubet kosovare si Drita, Gjilani dhe Dukagjini tashmë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.