Ballkani ka shënuar fitore ndaj Larnes, me rezultat 3-0, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të dytë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.
Serinë e golave e nisi Albion Rrahmani, i cili realizoi në minutën e 26’ nga penaltia. Gjashtë minuta më vonë, Almir Kryeziu nga një aksion i bukur dyfishoi epërsinë e ekipit suharekas.
Me këë rezultat u mbyll pjesa e parë, pasi nuk pati më gola.
Në pjesën e dytë u realizua edhe një gol. Ishte Nazmi Gripshi që shënoi, pas një asistimi nga Rrahmani.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas një jave në Irlandën e Veriut.