Pas firmës me sulmuesin Arb Manaj, Ballkani bën një tjetër lëvizje të madhe në merkato. SuperSport mëson se klubi kampion i Kosovës transferon Marsel Ismailgecin që së fundmi ishte pjesë e Zrinjski Mostar në kampionatin e Bosnjes.
Ish-lojtari i Tiranës në Superiore firmos për tre vite me skuadrën nga Suhareka dhe do të vendoset menjëherë në dispozicion të trajnerit Ilir Daja. 23-vjeçari shihet si një element me shumë vlera edhe për të ardhmen teksa mbrojtësi do të jetë një alternativë më shumë përgjatë sezonit, ndërsa në pozicionin e tij në organikën e Ballkanit është edhe Lorenc Trashi.
Ismailgeci ishte transferuar te Zrinjski në merkaton e dimrit, por nuk mundi të përshtatej dhe nuk po gjente hapësirat e duhura te boshnnjakët. Në këtë formë, mbrojtësi i majtë do të nisë një aventurë të re me kampionët e Kosovës, Ballkanin.