Kampioni i Rumanisë, Cluji po lufton për t’u kualifikuar tutje në Ligën e Konferencës. Transilvanianët do të përballen sonte nga ora 18:45 me kampionin e Kosovës, Ballkanin.
Pas humbjes 0:3 nga Sivasspori javën e kaluar dhe humbjes 1:2 nga Rapid Bukureshti, skuadra e Dan Petrescut do të ndeshet me Ballkanin me shumë mungesa, shkruan FrontOnline.
Camora dhe Debeljuh janë të lënduar, por tani skuadra rumune e ka marrë një lajm të mirë.
Braziliani Yuri, i cili e shënoi golin e barazimit në Kosovë për 1:1 ndihet më mirë dhe pritet të startojë sot.
Edhe pse fillimisht u raportua se ai do të mungojë për një kohë më të gjatë, ai ishte dje në fushë duke stërvitur.
27-vjeçari është pjesë e rëndësishme e formacionit të Petrescut.
Ai shënoi edhe në fitoren 2:0 ndaj Slavia Pragës, fitorja e fundit në Evropë e bardhezinjve.