Nëse ka një njeri që është përgjegjës për përkeqësimin e stabilitetit në Bosnje Hercegovinë, dhe që mund të ketë një efekt përhapës, ai është Milorad Dodik.
Nëse tregohemi sërish të lëkundur, Ballkani do të zhytet sërish në luftë!”, paralajmëroi ish-shefi i diplomacisë britanike, William Hague, dhe fill pas alarmit të tij, kryeministri britanik Boris Johnson emëroi shefin e “Air Marshall”, Sër Stuart Peach si të dërguarin e vet për Ballkanin Perëndimor, shkruan National Interest.
Johnson argumenton se “rajoni po përjeton kërcënimin më të madh ndaj stabilitetit dhe sigurisë së tij në më shumë se 2 dekada. Ne kemi përgjegjësinë të bëjmë gjithçka që mundemi, për të ruajtur arritjet që kemi pasur falë paqes dhe dialogut, dhe nuk mund të lejojmë asnjë rikthim tek dhuna dhe ndarjet e të shkuarës”, është shprehur ai.