Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka falendëruar kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan, Bob Menendez, për organizimin e një séance dëgjimore ku kanë folur dy zyrtarët e lartë të Departametntit të Shtetit, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, konkretisht edhe dialogun Kosovë-Serbi.
Osmani ka falendëruar senatorin Menendez për këtë organizim meqë sipas saj në të është hedhur dritë për shumë zhvillime kryesore të cilat kanë ndodhur dhe po ndodhin në rajon.
“Një falenderim nga zemra për Senatorin Menendez për lidershipin e tij, angazhimin e palodhur dhe angazhimin e palëkundur ndaj demokracisë në Ballkanin Perëndimor.Mirënjohës për iniciativën e tij për seancën e sotme të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila hodhi një dritë vendimtare mbi zhvillimet në rajon”, ka shkruar Osmani.
Menendez në fjalën e tij në këtë seancë ka bërë publike përshtypjen e tij se ka një presion të një anshëm ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Gjithashtu ka thënë se në procesin e dialogut Serbia nuk është duke vepruar në shërbim të ndërtimit të mirëbesimit. Këtu ai ka përmendur deklarimet e Vuçiqit që s’do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Menendez gjithashtu ka përmendur edhe artikullin e New York Times që flet për lidhjet e Vuçiqit me krimin në Serbi.
A heartfelt thank you to @SenatorMenendez for his leadership, tireless engagement & unwavering commitment to democracy in the Western Balkans.
Grateful for his initiative for today's Foreign Relations Committee hearing, which shed a crucial light on developments in the region.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 18, 2023