GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Balla: Kosova e meriton t’i nisë negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur për anëtarësimin në BE

07/04/2025
në Lajme, Rajoni, Shqipëri
Koha e leximit:3 mins read
Balla: Kosova e meriton t’i nisë negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur për anëtarësimin në BE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Shtetit të Shqipërisë për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka marrë pjesë në konferencën dyditore të organizuar nga grupi i Socialistëve dhe Demokratëve të Parlamentit Evropian, në Bruksel, mbi programin Willy Brandt për Zgjerimin e BE-së, ku deklaroi se Shqipëria do të anëtarësohet në BE deri në 2030-ën.

Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se Shqipëria e nisi këtë proces në vitin 2014, pas Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe tani i ka parakaluar fqinjët.

“Kam qenë njëri prej pjesëmarrësve që në fillim të këtij programi dhe mund t’ju them sot se sa i takon vendit tim, rruga jonë drejt BE-së është më tepër se një ambicie politike. Është një mision kombëtar dhe domosdoshmëri historike. Do të thotë të dalim nga hijet e së kaluarës dhe të ankorohemi në një të ardhme paqeje, lirie dhe të drejtash të barabarta. Ky është i vetmi plan që ne kemi, nuk e kemi një plan B, është i vetmi plan për të tashmen dhe për të ardhmen. Dhe ne jemi gati, ndoshta muajin tjetër pasi të fitojmë zgjedhjet e 11 majit, ambicia jonë mbetet e qartë dhe e pandryshuar: të përmbyllim negociatat teknike deri në Krishtlindjet e vitit 2027 dhe të bëhemi anëtarë të plotë brenda vitit 2030,” deklaroi Balla në fjalën hyrëse.

Më tej, Balla kërkoi hapjen e negociatave edhe për Kosovën, raporton ATSH.

“Ne do të donim shumë që çdo vend t’i niste negociatat. Gjithashtu, Kosova e meriton t’i nisë negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur – sa më shpejt që ju të mundeni. Dhe ne duam shumë që edhe Maqedonia e Veriut t’i nisë negociatat,” deklaroi Balla.

Ministri Balla i dha përgjigje interesimit të eurodeputetit kroat, raportues i PE për Serbinë, Tonino Picula, mbi marrëdhëniet me SHBA pas rizgjidhjes së presidentit Trump, duke deklaruar se Shqipëria është vendi më proeuropian dhe proamerikan në Evropë.

“Sa i përket pyetjes për zotin Trump, si president i Shteteve të Bashkuara. Në Shqipëri, nëse shqiptarët pyeten për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, më shumë se 90% janë pro. Nuk besoj se ka ndonjë vend tjetër në Evropë, përfshirë edhe vendet anëtare të BE-së, që ka një përqindje kaq të lartë të mbështetjes për anëtarësimin në BE.

Por gjithashtu jemi me fat, sepse jemi vendi më proamerikan në Evropë. Kështu që, sipas mendimit tim, këto të dyja lidhen me njëra-tjetrën. Dhe fitorja e Trumpit si president i SHBA mund të shihet gjithashtu si një mundësi e madhe për Evropën – fillimisht që të mendojë për bashkëpunim më të fortë”, tha Balla.

“Dhe, së dyti, e dini atë shprehjen e Albert Ajnshtajnit: “Në mes të çdo vështirësie, ekziston një mundësi”? Le ta shohim këtë si një mundësi për Evropën,” përfundoi fjalën e tij ministri Taulant Balla.

Në panelin “Mbështetje Praktike për Përgatitjet e Anëtarësimit në BE” të punimeve të ditës së parë të kësaj konference, ministri Balla theksoi se Shqipëria, si dhe vendet e tjera pjesëmarrëse sot, ashtu siç e ka thënë Willy Brandt, lideri vizionar që ia kushtoi jetën pajtimit të Lindjes me Perëndimin në Evropë, duan të provojnë shansin për më shumë demokraci.

Ai shprehu krenarinë për përparimin e rëndësishëm që kemi arritur deri tani, përfshirë hapjen e dy grup-kapitujve të negociatave./Gazeta Papirus/

Tags: Antaresimiballakosovame shpejtmeritonmundurnegociatatsataulant
ShareTweetShare
Previous Post

Osmani vizitoi Ferizajn dhe Shtimen: Komuna me plot potencial dhe energji rinore

Next Post

Kica-Xhelili: Kurti i ka shërbyer përçarjes politike ndërshqiptare

Next Post
Kica-Xhelili: Kurti i ka shërbyer përçarjes politike ndërshqiptare

Kica-Xhelili: Kurti i ka shërbyer përçarjes politike ndërshqiptare

Lajmet e fundit

Pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në veri, Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri

Pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në veri, Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri

23/05/2025
Lutfi Haziri shpall kandidaturën: Do të jem kandidat për kryetar të Gjilanit

Zyrtare: Lutfi Haziri nuk do kandidoj për Kryetar të Gjilanit

23/05/2025
Arsimtari i muzikës, vëllai i Sekretarit të MKRS-së transferohet në Bibliotekën Kombëtare

Arsimtari i muzikës, vëllai i Sekretarit të MKRS-së transferohet në Bibliotekën Kombëtare

23/05/2025
Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator

Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator

23/05/2025
Veton Elshani shpallet qytetar nderi i Mitrovicës Veriore

Veton Elshani shpallet qytetar nderi i Mitrovicës Veriore

23/05/2025
Festimet e maturantëve në veri – Elshani: Kishte provokime por policia qetësoi situatën

Festimet e maturantëve në veri – Elshani: Kishte provokime por policia qetësoi situatën

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në veri, Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri

Pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në veri, Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri

23/05/2025
Lutfi Haziri shpall kandidaturën: Do të jem kandidat për kryetar të Gjilanit

Zyrtare: Lutfi Haziri nuk do kandidoj për Kryetar të Gjilanit

23/05/2025
Arsimtari i muzikës, vëllai i Sekretarit të MKRS-së transferohet në Bibliotekën Kombëtare

Arsimtari i muzikës, vëllai i Sekretarit të MKRS-së transferohet në Bibliotekën Kombëtare

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.