Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka folur për përmbajtjen e performancave në festivalin DokuFest, duke thënë që nuk e ka kuptuar mesazhin e tyre.
Ajo u shpreh se DokuFesti gjithmonë e ka promovuar kulturën, por sipas saj, këtë vit ka qenë krejt ndryshe dhe një gjë e tillë e ka befasuar.
“Duhet pranuar se DokuFesti është një gjë shumë pozitive edhe për Prizrenin edhe për Kosovën. DokuFesti ka sjellë shumë turistë tek ne dhe ka bë marketingun e shtetit në një mënyrë shumë pozitive edhe krejt çfarë kanë bërë ata, kanë bërë për kulturën, për traditën e Kosovës, kanë folur për çdo gjë të mirë”, u shpreh Balje.