Opinionisti, Labinot Balaj, deklaroi se pararendësitit e kryediplomates evropiane, Kaja Kallas kanë qenë destruktivë dhe jo balancues karshi Kosovës sepse siç tha, kanë mbajtur qasje favorizuese për Serbinë, në përpjekje për ta shkëputur prej Rusisë.
Sipas Balajt, qasja e Borellit dhe Lajçakut ka përbërë edhe inkurajim të sulmeve të agresionit të Serbisë karshi Republikës së Kosovës.
“Qasja e tyre në parim ka qenë dashamirëse në përpjekje për t’ia thyer një krah Rusisë, por megjithatë kjo ka qenë kontraproduktive për krejt procesin sepse kjo ka krijuar edhe raporte jonormale me Republikën e Kosovës”.
“Nënprodukt i kësaj qasjeje ka qenë besoj edhe krejt ndërmarrja e Radoiçiqit, sepse ka qenë qasje favorizuese për Serbinë, në përpjekje për ta shkëputur prej Rusisë”, deklaroi ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova.