GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Bajrami sfidon Kurtin: Trego dy gjëra që Qeveria ka bërë për lehtësimin e klimës së bizneseve

19/05/2024
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Bajrami sfidon Kurtin: Trego dy gjëra që Qeveria ka bërë për lehtësimin e klimës së bizneseve
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Kurtit i cili shprehet se Qeveria e tij i ka krijuar 87 mijë vende të reja të punës.

Bajrami ka thënë se kjo është një gënjeshtër duke publikuar disa fotografi, ku sipas saj tregojnë të pavërtetat e Kurtit.

Postimi i plotë:

Kryeministri Kurti i cili nuk e gjeti guximin të deklarohet për dështimin e tij për ta antarësur Kosovën në Këshillin e Evropës, paska deklaru se Qeveria e tij i ka kriju 87 mijë vende të reja të punës. Kjo është një e pavërtetë e madhe të cilën nuk kanë si e kamufolojnë dezinformuesit qeveritarë dhe ja argumentet:

Sipas ATK-së është e vertëtë se Kosova sot ka rreth 415,415 vende pune, por është gjithashtu është e vërtetë se sipas ATK-së në vitin 2020, në kohën e pandemisë Kosova ka pasë 357,161 vende pune, andaj edhe nëse krejt vitin 2021 e llogarisim si vit të Qeversië Kurti numri i vendeve të punës nuk është rritë për 87 mijë sa thotë Kurti, por është rritë 58 mijë. Kjo e pavërtetë peshon hiç me pak se 29 mijë vende pune. Shih tabelën poshtë.

Për me tepër nëse ne dëshirojmë me ditë numrin e të punësuarve në vend, me punësim stabil atëherë ka një institucion ku ne mund t’i shohim shifrat dhe ai institicion është Trusti i Kursimeve Pensionale. Trusti është me i besushëm se Administrata Tatimore për faktin se në ATK nëse një person punon në tri ose katër vende, ATK e llogaritë tri, respektivisht katër herë, e të tillë nuk janë pak. Sipas Trustit të Kursimeve Personale në vitin 2022 numri  mesatar i  llogarive aktive është 331 555, derisa në vitin 2021 kjo shifër ishte 315 722.

Një fakt tjetër është se Qeveria nuk krijon vende pune, Qeveria e ka për dëtyrë që me kriju klimë të përshtatshme për biznes. E çka ka bërë kjo Qeveri për klimën e biznesit?

Unë e sfidoj Kryeministrin Kurti me dalë me tregu dy gjëra që Qeveria e tij i ka bërë për ta lehtësuar klimën e bizneseve. Ndërsa gjatë këtij mandati ka një sërë veprimesh/mosveprime që klimën biznesore në Kosovë e kanë përkeqësu si:

1. Deklaratat e Kurtit nëpër medie ndërkombëtare që nga ditët e para të qeverisjes së tij se “Kosova është vatër lufte, e vend ku ka lulëzu krimi për 20 vjet”,

2. Masat ndëshkuese të BE-së, ndikimi i tyre negativ te të gjithë investitorët potencial, por edhe bllokimi i mbi 300 milionë eurove projekte konkrete,

3. Ngritja e çmimit të energjisë elektrike,

4. Inflacion (mos ndermarrja e asnjë mase nga ana e Qeverisë për ta zbutur inflacionin),

5. Rritja e tatimit në pronë,

6. Mbyllja e terminaleve doganore pa ofuar alternativë në disa komuna,

7. Mungesë e reformave fiskale,

8. Mosfunksionimi i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik,

9. Mbi 900 tenderë me negocim të drejtëpërdrejrë kanë deformu konkurrencën e lirë në treg dhe gjithashtu krijojnë hezitim për investitorët potencial për të operuar në një vend ku Qeveria është klienteliste,

10. Mugensa e investimeve kapitale, që dmth. mungesë e punës për kompanitë private, por edhe mungesë e infrastrukturës (mendoni këtu vetëm kostot e transporti të bizneseve të Mitrovicës, Vushtrrisë, Podujevës, Gjilanit) etj etj.

Dhe natyrshëm vjen pyetja si paska ndiku Z. Kurti dhe Qeveria e tij me kriju vende pune?

Ne ju jemi mirënjohës bizneseve që po punojë shumë e po kontribojnë në krijimin e vendeve të punës. Kjo Qeveri mundet me përmirësu klimën e bizneseve vetëm nendorëheqjen e saj.

Tags: Albin KurtiDeputetja e LDK-sëHykmete BajramilvvQeveria Albin Kurti
ShareTweetShare
Previous Post

Ramës nuk i ka pëlqyer aspak fakti që Kurti hapi degën e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

Next Post

Dyshime për rrëzimin e helikopterit ku ndodhej Raisi, presidenti Iranian i zhdukur

Next Post
Dyshime për rrëzimin e helikopterit ku ndodhej Raisi, presidenti Iranian i zhdukur

Dyshime për rrëzimin e helikopterit ku ndodhej Raisi, presidenti Iranian i zhdukur

Lajmet e fundit

Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

19/05/2025
Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

19/05/2025
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

19/05/2025
Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

19/05/2025
Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

19/05/2025
Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

19/05/2025
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.