Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami ka folur pas dështimit të 16-të të seancës konstituive.
Ajo tha se po presin se cfarë do të ndodh pas takimit të kryetarëve të partive me presidenten Vjosa Osmani.
”Po presim takimin për të pa çka rezulton. Kryetari do të shkoj dhe do të shpalos idenë me detaje tjera me shancën për ta argumentu pse mendojmë se është zgjidhja ma e mirë për situatën në të cilën gjendemi.
Nuk kemi vendosur kushte as skemi kërkuar dikastera por ne e kemi elaboruar pse propozimi është zgjidhja më e mirë.
Tëj u themi të drejtën skemi këkru asnjëherë as skemi ushtru trysni që të votohet në formë të caktuar”, u shpreh Bajrami./GAZETA PAPIRUS/