GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Bajrami përplaset me Haxhiun: Dorëhiquni

31/05/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Bajrami përplaset me Haxhiun: Dorëhiquni
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetarja e LDK-së Hykmete Bajrami ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Qeverisë Kurti për dështim në menaxhim gjatë qeverisjes së deritanishme.

Reagimet e saj vijnë pasi ministrja Haxhiu foli mbi mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.

“Për më shumë se 3 vjet opozita thoshte zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje. Pastaj, ditë më parë doli Kryeministri dhe u tha jemi të gatshëm për zgjedhje. Pastaj po e dini të gjithë çka ndodhi…”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ndërsa në reagimin e saj, Bajrami deklarimet e Haxhiut i ka vlerësuar si fushatë ndaj opozitës.

“Prapë me video? Prapë për të gjithë? Edhe për ata me të cilët darkuat? Pasi i dështoi nisma shefit të saj për ta instrumentalizuar tërë opozitën, Albulena Haxhiu e skandaleve me djegien e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ministrja e vettingut të dështuar sërish e paska nis fushatë me video kundër opozitës. Albulena Haxhiu në pamundësi të shkruajë e flasë për ndonjë sukses të Qeverisë, ajo prodhon video pasi i dështoi partia të çojë vendin në zgjedhje duke u viktimizuar”, ka shkruar Bajrami.

Për më tepër, ajo ka përmendur siç i ka quajtur dështimet e qeverisjes Kurti duke filluar nga ndërtimi i çerdheve e deri te projektet nacionale si rruga për Podujevë, Mitrovicë e Gjilan.

“Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që i keni mashtruar pensionistët, veteranët dhe invalidët e luftës. Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni mashtruar se nuk bisedoni me Vuçiq pa kërkuar falje Serbia. Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni nënshkruar 240 milionë euro kontrata njëburimore me korrupsion. Prodhimi i videove nuk ju largon nga keqpërdorimi i rezervave shtetërore. Prodhimi i videove nuk ju amniston nga mafia energjetike e ambasadorit Martin Berishaj. Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që e keni pranuar Zajednicën. Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që i keni mashtruar banorët e Deçanit se nuk zbatoni vendimin për Manastirin e Deçanit. Prodhimi i videove nuk ju amniston nga dështimi për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni dështuar t’i siguroni njohje të Shtetit të Kosovës. Zero njohje për tri vjet e gjysmë”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka theksuar se Qeveria Kurti u krijua mbi bazë të mashtrimeve dhe propagandës, ndërkohë që qytetarët po kërkojnë llogari mbi premtimet e dhëna.

“Pranoni që keni dështuar sepse tashmë kjo është fakt. Dorëhiquni”, përfundon Bajrami.

Tags: ish-ministrja Hykmete BajramiReagimi i Albulena HAxhiu
ShareTweetShare
Previous Post

Kandidati për kryetar të Bujanocit: Kurti bëri gabim të madh

Next Post

Kosova pëson humbje nga Kroacia

Next Post
Kosova pëson humbje nga Kroacia

Kosova pëson humbje nga Kroacia

Lajmet e fundit

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.