Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se tentimi për të ndryshuar mënyrën e votimit për kandidatin për kryetar Kuvendi është shkelje arbitrare.
“Kjo që po bëni është shkelje arbitrare. Ndryshimi i mënyrës së votimi në proces nuk ka ndodhur asnjëherë. Nuk do të bëhemi asnjëherë pjesë e shkeljeve të juaja.
është e vërtetë që rregullorja nuk lejon debat në seancë konstituive, por gjithashtu është e vërtetë se në asnjë pikë të rregullores nuk thuhet që mundesh me ndryshu mënyrën e votimit në proces../Gazeta Papirus/