Ka dështuar seanca për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Vetëvendosje vazhdon të mos i ketë numrat për zgjedhjet e kryetarit të Kuvendit, transmeton Gazeta Papirus.
“Ishim në një proces të votimit dhe krejt cfarë ishte autorizuar nga rregullorja ishte që VV të propozojë emrin. Ish dashur që të procedohej me emër dhe më pas me votim.
Paralelja që po tërheq VV dhe Konjufca në seancë që po thotë që janë dy gjëra të njëjta sikurse rasti i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit nuk është aspak e saktë. Për shkak që kryetari i KUvendit përfaqëson Kuvendin, ndërkohë nënkryetarëët janë përfaqësues të grupeve politike dhe kjo është arsyeja pse ata votohen në pako.
Kryetari është përfaqësues i Kuvendit, i të gjithë 20 deputetëve. Kërkesa për kohë shtesë për të arritur një marrëveshje politike, ku këta apriori insistojnë se nuk do të ndryshojnë emrin e kandidates dhe në të njëjtën kohë insistojnë se është e drejtë e tyre – kërkojnë nga deputetët që ata të votojnë sipas vullnetit të VV’së e jo sipas tyre. Kjo vec vullnet për marrëveshje politike nuk është.
Kur dy palë ulen për marrëveshje politike, natyrisht që duhet me u dëgju palët se cka duhet me kërku – dhe ju keni dëgjuar një subjekt politik që ka problem me kandidaturën. Sikur këta të ishin të interesuar për marrëveshje politike këta ishin ulë dhe kishin fol cili është emri.”, deklaroi ndër të tjera znj. Bajrami
Partia me numrin më të madh të fituar në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare Kuvendi, por e njëjta nuk ka arritur ti marrë më shumë se 57 vota për këtë pozitë në seancën e së shtunës.
Teksa pozita fajëson opozitën, kjo e fundit thotë se nuk do të votojë emrat e VV’së që propozon.
Konjufca në foltoren e Kuvendit ka kërkuar shtesë nga kryesuesi, gjë që dërgoi në ndërprerjen e seancës së Kuvendit.