Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Hekuran Murati, i cili tha se kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, premtoi stadium me 7 mijë ulëse në Gjakovë, e që sipas tij, stadiumi me 14.500 ulëse është duke u finalizuar.
Bajrami tha se Murati e ka përjetuar rëndë tubimin masiv të LDK-së në Gjakovë, duke i thënë se në zgjedhje, VV-ja po garon pa program.
”Hekurani, e paska përjetu rëndë tubimin e LDK-së në Gjakovë. Edhe të kuptojmë se ke pasë mendu që në vitin 2025 përseritet historia e vitit 2021. Jo zotri, ke qeverisë 4 vjet, nuk e ke asnjë sukses.Ani kush po na përqeshë që po e përditësojmë programin, ai i cili po garon në zgjedhje pa program, ai i cili e pat përditësu raportin e auditimit, disa muaj pas publikimit”, ka shkruar Bajrami.
Qysh mbet premtimi i Albinit për rrugën Prizren – Tetovë, a po e ndërtoni edhe njëherë?, ka shtuar më tutje Bajrami.