GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Bajrami me akuza ndaj VV-së: Qeveria Kurti më e dështuara prej pasluftës, shquhet për skandale të korrupsionit

25/03/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Bajrami me akuza ndaj VV-së: Qeveria Kurti më e dështuara prej pasluftës, shquhet për skandale të korrupsionit
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Vetëvendosje sot ka publikuar një video duke pohuar se gjatë katër viteve të këtij mandati, Kosova është bërë më e sigurt, më e fortë dhe më e zhvilluar se kurrë më parë, me rend, ligj dhe shpresë në çdo cep të vendit. Sipas tyre, është qeveria e parë në historinë politike që realizon një mandat të plotë.

Lidhur me këtë ka reaguar, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, duke thënë se është e vërtetë që është qeveria e parë që ka përmbyllur një mandat të plotë, por është mëse e vërtetë se është qeveria më e dështuar prej pasluftës.

Sipas saj, Kosova është nën sanksione, se sot Kosova është më e izoluar se kurrë, duke përjetuar rritje të çmimeve, mungesë të investimeve dhe një gjendje të rëndë ekonomike.

“Gjatë kësaj kohe, Kurti i ka lënë trashëgimi Kosovës Marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe ka pranuar draft-asociacionin e komunave me shumicë serbe që çon drejt federalizimit të vendit, apo thënë më mirë drejt defunksionalizimit të shtetit të Kosovës. Gjendja socio-ekonomike kurrë më e rëndë nuk ka qenë; gjatë këtij mandati Kosova ka përjetuar rritjen më të madhe të çmimeve që nga shpallja e pavarësisë, është rritur çmimi i energjisë elektrike dy herë dhe tani është në proces rritja për herë të tretë. Nuk janë rritur pagat, ato janë rritur vetëm për stafin politik, ndërsa për të tjerët rritja ka qenë pothuajse e pavërejtshme”, shkroi Bajrami në rrjetin social ‘Facebook’.

Ajo ka thënë se është “dyfishuar kostoja e jetesës së qytetarëve dhe është rritur numri i familjeve që jetojnë në varfëri”, duke cekur kështu edhe thellimin e deficitit tregtar.

“Është dyfishuar kostoja e jetesës së qytetarëve dhe është rritur numri i familjeve që jetojnë në varfëri. Ligji për pagën minimale nuk po zbatohet. Rasti i grave që kanë punuar në mirëmbajtjen e ndërtesës së Kuvendit e ka shpërfaqur paaftësinë e kësaj qeverie që as brenda institucioneve s’mund të zbatojnë ligje. Investimet e huaja janë krejt në blerje banesash nga ana e mërgatës sonë. Është thelluar deficiti tregtar. Kosova e ka mbyllur vitin 2024 me 5.3 miliardë euro deficit tregtar, e ky deficit po thëllohet tutje në vitin 2025.”, tha ajo.

Ajo po ashtu kritikoi edhe fushën e arsimit dhe të shëndetësisë.

Po ashtu, Bajrami e cilësoi qeverinë e Kurtit si të korruptuar, duke përmendur skandale të shumta dhe kontrata të dyshimta.

Tags: BajramikurtiQeveriavv
ShareTweetShare
Previous Post

Zv. ministri i Ekonomisë dhe kreu i Bordit të ZRRE-së Fejzullahu u shmangen pyetjeve për shtrenjtim të rrymës

Next Post

NISMA: Deklarimet e LDK-së janë shqetësuese, PDK e ka në dorë nëse do ta jap kryeministrinë – ne jemi pro opozitës së bashkuar

Lajmet e fundit

Rezultatet nga KQZ: Numërohen katër kutitë e para, PS kryeson

Rezultatet nga KQZ: Numërohen katër kutitë e para, PS kryeson

11/05/2025
Nis publikimi i rezultateve preliminare për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Nis publikimi i rezultateve preliminare për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

11/05/2025
Nis me tension numërimi i votave në Korçë, PD kërkon ndarjen e votave të diasporës, refuzon KQZ

Nis me tension numërimi i votave në Korçë, PD kërkon ndarjen e votave të diasporës, refuzon KQZ

11/05/2025
Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

11/05/2025
Rrahje mes pesë personave në Viti, vihet në përdorim edhe arma e zjarrit

Rrahje mes pesë personave në Viti, vihet në përdorim edhe arma e zjarrit

11/05/2025
Numërohet kutia e parë në Pustec në Korçë, PS merr 419 vota, PD me 208

Numërohet kutia e parë në Pustec në Korçë, PS merr 419 vota, PD me 208

11/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Rezultatet nga KQZ: Numërohen katër kutitë e para, PS kryeson

Rezultatet nga KQZ: Numërohen katër kutitë e para, PS kryeson

11/05/2025
Nis publikimi i rezultateve preliminare për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Nis publikimi i rezultateve preliminare për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

11/05/2025
Nis me tension numërimi i votave në Korçë, PD kërkon ndarjen e votave të diasporës, refuzon KQZ

Nis me tension numërimi i votave në Korçë, PD kërkon ndarjen e votave të diasporës, refuzon KQZ

11/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.